4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Shkëmbimi do të kthehet”, “keni dështuar”,Petrit Selimi e Veton Surroi përpIasen për marrëveshjen e Ohrit

Rekomandime

Publicisti Veton Surroi dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi janë përplasur në Twitter rreth marrëveshjes së fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Shkas u bë një analizë e Selimit mbi këtë marrëveshje, e cila e ‘nxiti’ këshilltarin e Qeverisë për dialogun, i cili reagoi për ta nisur një debat jo të vogël. Ish-kryediplomati e cilësoi të keq aneksin e zbatimit dhe e përmendi shkëmbimin e territoreve, që sipas tij, do të kthehet në tavolinë nëse do të mbetet kjo kornizë.

- Advertisement -

Duke lexuar qartë atë që u nënshkrua në Ohër, mund të them se drafti përfundimtar është shumë më i keq se drafti i punës. Unë nuk shoh se kjo do të funksionojë”, shkroi Selimi, duke shtuar se “shkëmbimi i dakorduar reciprokisht i territoreve midis Kosovës & Serbisë do të kthehet nëse kjo kornizë mbetet”.

Këtu i reagoi Surroi, aktualisht këshilltar i ekipit negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë. Ai tha se shkëmbimi i territoreve nuk është ide e mirë, duke e cilësuar si përpjekje të dështuar të Selimit dhe të tjerëve.

“Nuk është ide e mirë të përmendim edhe kthimin në përpjekjet që keni provuar dhe dështuar (marrëveshje të këqija, shkëmbim toke). Tani kemi aktorë të rinj, kornizë të re, megjithëse plan të dobët zbatimi. Përmirësimi dhe jo kthimi duhet të jetë forca shtytëse.

- Advertisement -

Selimi ia ktheu.

Si qytetar privat, mendimi im personal – që ju thoni ‘as që duhet ta përmend’ – është se shkëmbimi i territoreve me marrëveshje reciproke është më i mirë afatgjatë, sesa ajo që po lexoj në këtë aneks të panënshkruar. Nuk është puna ime dhe as zotësia ime për ta ‘përmirësuar’ këtë aneks. Ne e kemi një qeveri”, shkroi ai.

- Advertisement -

Surroi iu kundërpërgjigj edhe njëherë, duke e bërë Selimin përgjegjës në rast të kthimit të atyre marrëveshjeve të cilat ai i konsideron si të këqija.

Një qytetar privat i cili si zyrtar i një ish-qeveri përfshihet në marrëveshje të këqija, duke përfshirë shkëmbimet e tokës, mbart përgjegjësinë për t’u kthyer në ato marrëveshje të këqija. Nuk duhet t’ia lëmë vetëm qeverive përmirësimin; ne jemi të thirrur për të si qytetarë të një demokracie”, shkroi Surroi.

Selimi i tha se marrëveshjet ishin më të mira atëherë.

Unë nuk jam zyrtar i zgjedhur dhe as përfaqësues i askujt përveç vetes time. Ju nuk mund ta mohoni të drejtën time të mendimit dhe as të supozoni se duhet të ‘përmirësoj; disi atë që nuk më pëlqen. Ju jeni këshilltar i kësaj qeverie. Ju e rregulloni atë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit