4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkencëtari britanik pretendon se coronavirusi mund të jetë përhapuar që nga shtatori dhe të mos e ketë origjinën në Wuhan

Rekomandime

Bazuar në të gjeturat e një shkencëtari britanik të gjenetikës që po e heton origjinën e coronavirusit, bëhet e ditur se patogjeni mund të ketë filluar të përhapet qysh në mesin e shtatorit dhe se Wuhani i Kinës mund të mos jetë aty ku filloi pandemia.

Peter Forster nga Universiteti i Kembrixhit, ka udhëhequr një ekip studiuesish që janë duke u përpjekur të gjurmojnë burimin e virusit duke e krijuar hartën e historisë gjenetike, në përpjekje për të identifikuar personin e parë që ishte infektuar, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Newsweek raporton se shkencëtari Forster dhe ekipi i tij, kanë arritën të hartojnë përhapjen e virusit, përfshirë mutacionet gjenetike, pasi kaloi nga Kina në Australi dhe Evropë, si dhe në pjesën tjetër të botës.

Shkencëtarët besojnë se virusi – i quajtur zyrtarisht SARS-CoV-2 – po ndryshon vazhdimisht për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

Të dhënat e mbledhura nga Forster dhe ekipi i tij, tregojnë se shpërthimi i coronavirusit fillimisht filloi diku midis 13 shtatorit dhe shtatë dhjetorit.

- Advertisement -

“Kjo supozon një normë të vazhdueshme të mutacionit, e cila me sa duket nuk ka gjasa të jetë e vërtetë dhe vlerësimi i kohës mund të jetë i gabuar”, tha Forster për Newsweek.

Deri më tani, dihej se coronavirusi erdhi nga lakuriqi te njeriu dhe më pas u shpërnda përgjatë muajit dhjetor, por ka mundësi që ky pretendim të mos jetë i vërtetë. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit