Disa persona kanë tentuar të plaqkisin një lokal në Pejë, por janë ballafaquar me pronarin, i cili ka qenë i armatosur.
Pronari ka shtënë disa herë me armë në drejtim të qiellit dhe nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia po e heton rastin.
Ky është njofitmi i policisë:
Është raportuar se persona të panjohur kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në një lokal tregtar, mirëpo pronar i lokalit mashkull kosovar kishte shtënë dy herë me armë zjarri në ajër dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja .
Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Kosova ime