Turqia dhe jo vetëm është ngritur e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 Rihter ka goditur Turqinë juglindore duke shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe mbi 600 të pIagosur.
Raportohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.
Tërmeti e ka pasur epiqendrën në qytetin Gaziantep, por është ndjerë në shumë zona përreth si edhe Siri ku ka shkaktuar edhe viktima.
Mësohet se Iëkundjet e tërmetit janë ndjerë përreth 45 sekonda duke sjell një dëm kolosal në njerëz, por edhe infrastrukturë.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:17 minuta të mëngjesit, ndërsa frika për rritje të numrit të viktimave në vijim ekziston./abcnews.al