2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shkon t’i çojë ushimet djalit në burg, përfundon edhe vetë në qeli. Gabimi i madh që bëri 62 vjeçarja

Rekomandime

Vlorë

- Advertisement -

Tenton të fusë lëndë narkotike për djalin e saj, në ambientet e paraburgimit, vihet në pranga nga Policia.

Ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë, shtetasja S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa.

- Advertisement -

Menjëherë, në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit