Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe ushtruesi i detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe për aktorin e madh kosovar, Rasim Thaçi- Cima.
Konjufca pasi bëri homazhe për aktorin e madh, ka shkruar në Librin e Kujtimeve.
Ky është shkrimi i tij:
“Jemi të pikëlluar nga humbja e artistit tonë të humorit popullor, Rasim Thaçi-Cima. Për dekada të tëra ai ishte pjesë e familjeve tona, kur na jepte buzëqeshje edhe në zymtinë e okupimit.
“Do të kujtohet e nderohet gjithmonë”, ka shkrua ai.