-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiqit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë

Rekomandime

Në një debat televiziv, shkrimtarja serbe Biljana Srbljanoviq, ia ka thënë në sy presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet ta njohë. Por, presidenti Vuçiq tha se mendoin që në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Në emisionin e televizionit serb “TV Prva”, ku po diskutoheshin tema të rendësishme për Serbinë, ishte i ftuar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në pyetjen nëse Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkrimtarja Srbljanoviq tha se “Kosova është shtet i pavarur për 15 vjet, fqinji ynë me të cilin duhet të kemi marrëdhënie të mira. Serbia duhet ta njohë atë dhe shpresoj se gjithçka po shkon në atë drejtim”.

- Advertisement -

“Atj ka një numër të madh njerëzish të kombësisë sonë që duan të qëndrojnë atje. Janë të kota e gjithë pasuria dhe rrugët nëse jemi në një luftë rrëshqitëse me shqiptarët”, tha Srbljanoviq.

Shkrimtares serbe presidenti Vuçiq iu përgjigj duke thënë se me siguri i ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president kur mendon kështu.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë [e Kosovës] në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë, por kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të çfarë ata duan të flasin”, ka shtuar Vuçiq.

- Advertisement -

“Mendoj se Ballkani i Hapur është ideja më e mirë, është një mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe marrëdhëniet tona të këqija. Sa i përket drejtësisë, nuk ka dyshim se Serbisë i është bërë padrejtësi e madhe. Si është e mundur që të gjithë kanë të drejtë të shkëputen nga Jugosllavia, kurse serbët pas kësaj nuk kanë të drejtë të qëndrojnë të jetojnë”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit