15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vucic përqesh shqiptarët: Jam lodhur nga budallallëqet e tyre

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë vizitës në aeroportin ushtarak ‘Batajnica’ në Beograd ku u pranuan gjashtë fluturake pa pilot (drone vëzhguese me mundësi armatosjes me predha) komentoi edhe doganën e Kosovës në portin e Durrësit në Shqipëri, si dhe ofendoi kosovarët e bashkësinë ndërkombëtare për negociatat, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Vucic si duket i fryrë nga prania e droneve të blera nga Kina nuk u durua e komentoi edhe vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Shqipëri ku i cilësoi si marrëzira bashkëpunimin mes dy shteteve.

Nuk u përmbajt presidenti serb as kur komentoi edhe negociatat mes Kosovës e Serbisë duke ndezur retorikën e ashpër nacionaliste para mediave kur sillej thuajse mundet të përcaktoj kërkesat e palës kosovare.

“Të gjitha deklarata që i dëgjoj nga ta, aq jam i lodhur nga budallallëqet e tyre. Thonë se po vijnë të negociojnë për pranim të ndërsjellë. E pra, mos ejani fare. Unë nuk vij të negocioj për këtë. Këtë jua them edhe mamave dhe baballarëve të tyre politik,” tha Vucic.

- Advertisement -

Vucic u ekzaltua edhe më tej kur ofendoi edhe bashkësinë ndërkombëtare që po ndërmjetëson mes kosovarëve e serbëve të cilët i vlerësoi si ‘prindërit politik’ të kosovarëve, derisa shtirej para mediave se nuk humbet asnjë rast të përulet para presidentit rus Putin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit