4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Shkurte Fejza me mesazh për politikanët: Ua kujtoj se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje!

Rekomandime

Masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, kanë bërë që qytetarët të reagojnë në forma të ndryshme.

- Advertisement -

Edhe Shkurte Fejza si qytetare po ashtu edhe këngëtare mjaftë e dashur për publikun, me anë të një statusi reagojë sa i përket ndalimit të dasmave gjatë kësaj periudhe.

Ajo shkroi se ka një vit që nuk po mbahen as dasmat e as koncertet duke mos pasur të ardhura për artistët. Këngëtarja ua kujton politikanëve që edhe artistët janë njerëz, dhe kanë familje.

Më poshtë keni statusin e plotë.

- Advertisement -

“Kaloj një vit pa asnjë aktivitet as dasma e as koncerte dhe mbremje muzikore dhe pa asnje lloj të ardhura për artistët e mos të flasim për ndonjë lloj mbështetje materiale.

Qeveritë i mbështesin tregtarët dhe rrjetet e marketeve që po shesin mallëra si kurr më parë. I kan ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale. Kjo nuk don koment. Ua kujtoj politikanëve se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë dhe sot të goditen pamëshirshëm e të trajtohen pa asnjë konsideratë. Mos të shikohen artistët e mirëfilltë me syrin e keq sikur ata që marrin mbështetje gjithmonë nga institucinet me dofarë projekte diletante apo të krahasohen me artistë që kanë burime financiare të dyshimta e me vetura milionëshe. Uroj të mendoj dikush seriozisht e me nje analizë më profesionale”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit