6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Shmanget tragjedia në Itali, shqiptari tentoi të hidhej nga dritarja, e shpëtoni policia

Rekomandime

Policia italiane ka arritur të shmangë atë që mund të quhej një tragjedi.

Një shqiptar ka tentuar të vetëvritej duke u hedhur nga dritarja e e katit të dytë të banesës së tij.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në Pedagna të Italisë, ku dyshohet se shqiptari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Ishin karabinierët që me anë të bisedave në telefon kanë mundur ta qetësojnë shqiptarin dhe më pas ai të heqë dorë nga tentativa e vetëvrasjes, shkruan Il Resto del Carlino.

Më pas, ai është marrë nën kujdes nga mjekët, të cilët e kanë shtruar në spital, për kontrolle të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit