Një shofer kosovar me veturën e tij Golf 4, ka garuar me një aeroplan, afër aeroportit të një shteti në Europë, shkruan Gazeta Metro.
Grupi ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook është një prej grupeve më të mëdha, ku anëtarë të shumtë publikojnë video dhe fotografi interesante që kanë të bëjnë me vetura.
Javë më parë një anëtarë e ka publikuar një video tejet interesante, ku shihet një Golf 4 duke e tejkaluar aeroplanin.
Vetura Golf 4 kishte një motor 1.9 dhe ishte Pacifik, lloj ky që është më i veçantë dhe që ka shpejtësi më të madhe se sa Golf 4 e zakonshëm.
Në video shihet vetura duke e tejkaluar aeroplanin në këtë duel shpejtësie.
Nuk dihet nëse shoferi që ka realizuar videon është shofer nga Kosova, vetëm dihet se është publikuar tek ‘Maraklit e kerreve’.
Më poshtë mund ta shihni këtë video.