22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Shoferi me veturën kombi e bën ajrin në Prishtinë si në termocentral: Kaq mund të dënohet

Rekomandime

Një veturë kombi me rimorkio, ka ndotur tej mase ajrin në Prishtinë, ku edhe është xhiruar duke liruar një sasi të madhe të tymit të zi, shkruan Kosova ime.

Në grupin e Facebookut ‘Marakli t’kerreve’ është publikuar sot një video ku shihet se si një veturë ndot ajrin në kryeqytet.

- Advertisement -

Vetura e cila po vinte nga rruga ‘Fehmi Lladrovci’, ka filluar që të ndot ajrin me tymin e zi që e lironte motori i saj. Shoferi niset me të në drejtim të rrugës ‘Xheladin Rekaliu’ duke e injoruar faktin se vetura e tij po lëshonte tym të zi dhe po ndote ajrin.

Pamjet tregojnë se kjo ka qenë veturë kombi me rimorkio dhe siç duket përdoret për punë.

Sipas Ligjit Nr. 05/L-088, për rregullat e trafikut rrugor, një veprim i tillë është i dënueshëm. Dënimin për shoferin e saktëson Neni 206, ku sipas tij detyrimet e shoferit janë se atij i ndalohet ta shfrytëzojë mjetin në atë mënyrë që të lëshojë tym të tepruar duke e ndotur ambientin apo që bën zhurmë më shumë sesa është e paraparë me rregulla.

- Advertisement -

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. /Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit