3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shokon imami Fatmir Latifi: virusi sprovë, femrat po ecin lakuriq

Rekomandime

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifi ka thënë se arsyeja e përhapjes së pandemisë COVID 19 në botë është si sprovë nga zoti për banorët e tokës.

- Advertisement -

“Ne e respektojmë urdhrin e Allahut, të qenit besimtarë populli e ka deklaru besimin e tij dhe në vazhdimësi do t’i qëndrojë besnik. Kjo është sprovë për njerëzimin, sprovat ndërlidhen me veprimtarë e ulta të njerëzimit. Njerëzimi ka dalë nga rruga e zotit, i madhi ia dërgon njerëzve ndonjë sprovë. Njerëzit duke i dhënë përparësi dynjasë, kanë harru pse kanë ardhë në këtë dynja”, ka thënë ai, derisa, shton se edhe shqiptarët kanë bërë faj, pasi që po bëhen servilë.

“Me të vërtetë, i madhi zot e ka rahmetin më të madh. Çdo njeri me mendje të shëndoshë minimumi është duhet me thanë se është vërejtje serioze për të bëmat e njeriut. Shqiptarët ikën prej identitetit të vet, s’kemi nevojë të bëhemi servil ndaj askujt”, tha ai.

Hoxhë Latifi në T7 ka folur edhe për protestën që është mbajtur kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

- Advertisement -

“Organizatorët e kësaj proteste i tronditi i madhi zot. Populli këtë karrem nuk e ka hangër. Përmi 218 xhamia na i ka shkatërru shkau, këtë në asnjë rrethanë nuk e harrojmë. Sot njerëzit qohen me na ndalu një të drejtë tonë të myslimanëve, pse nuk u organizuan për Kishën e Millosheviqit mes universitetit të Prishtinës, apo hektarët që na morën te kisha Deçanit. I madhi zot e falënderoj, janë korit me plot kuptimin e fjalës sepse të atakosh xhaminë është si të atakosh popullin shqiptar”, thotë Latifi.

Hoxha ka folur edhe për atë se si duhet të veprojë një vajzë që feja islame e konsideron ideale.

- Advertisement -

“Bijat e tyre nuk kanë hec kurrë më shumë lakuriqe se sa sot. Një femër moderne kosovare e emanciupe e fetare veç jo e imponume e bindme sikur shumë motra që kanë ardhë si rezultat I bindjes duhet ët jetë e mbuluar.

Asaj me fustan të shkurtë ishalla i zgat, nëse nuk i zgjat do të i vie koha të mendoj seriozisht për këtë punë, bukuria duhet të I ekspozohet vetëm burrit. E lus Allahun që t’i udhëzoj Allahu. Edhe ato janë motrat tona, po duhet të kenë parasysh që të respektojnë fenë islame”, shton ai.

Hoxha ka propozuar që Xhamia Qendrore të mbajë emrin e nënës së komandantit legjendar Adem Jasharit, Zahide Jasharit.

“Nana Zahide nana e Adem Jasharit është modeli. Kam propozuar që xhamia qendrore të emërohet në emrin e saj, Nana Zahide, të tregohet që ka prodhu burra Ademin dhe Hamzën”, shton ai, derisa tregon që ka emëruar djalin e tij Adem Jashar.

“Adem Jashar Fatmir Latifi është djali im i tretë nga dashuria dhe respekti që kam për komandantin Adem Jasharin. Unë jam invalid i UÇK’së nuk e kam dorën e djathtë, nuk është rastësi që nuk e barti as protezën, dikush s’ka as kravata sa kam unë proteza. Dikush që më sheh me ditë që kjo dorë është themel i pavarësisë. Jam ushtar i zonës së Drenicës”, ka shtuar ai.

Hoxha ka pasur kritika edhe për gazetarët.

“Disa gazetar që i dhajnë konotacion negativ veprimtarive të lavdisë. S’kam thanë për të gjithë, gazetaria është një nga misionet më të shenjta për njerëzimin”, shtoi Latifi derisa foli edhe për faljen e gjaqeve.

“Ai që beson se një ditë do të ringjallet dhe e takon atë që e ka vra, e fal për hirë të Allahut, këtu tregon që populli shqiptar është besimtar.

Pajtimi që ka nddoh në Mitrovicë kur ai djali është vra prej shokut të kalsës, brenda tri katër ditëve është fal ai rast”, tha hoxhë Latifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit