3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Shokon ish agjenti: Azem Syla akuzohet nga Specialja, ja çka ndodhë me Thaçin dhe Veselin

Rekomandime

“Sa i përket ftesës të Kadri Veselit nga kjo gjykatë në intervistim, jam shumë i sigurt se nuk do të akuzohet nga ky tribunal, siç nuk do të akuzohet as Hashim Thaçi. E them me plot përgjegjësi se kjo Gjykatë është politike, ku edhe këtu peshku i madh e han të voglin, dhe i akuzuari më i lart nga hierarkikja e UÇK-së do të jetë i sigurt Azem Syla, komandant DAJA, ish komandanti i shtabit të përgjithshëm, dhe disa komandantë që thyen rregullat e luftës në disa raste që në fakt do të jenë vetëm koka turke në këtë proces gjyqësor”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Edhe java që mbeti pas dhe fillimi i kësaj jave të re të nëntorit, Gjykata Speciale ka lëshuar dhjetëra ftesa të reja për ish luftëtarët dhe eprorët e UÇK-së, të cilët do të intervistohen në intervale të ndryshme kohore në Hagë.

Së fundit, publike ftesën nga kjo gjykatë e ka bërë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish kryeshef i SHIK-ut.

Ditë më parë, para kësaj gjykate rrëfimin e vetë e kishte dhënë në cilësinë e dëshmitarit, edhe ish luftëtari i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, Naim Miftari.

- Advertisement -

Naim Miftari

Për “Kosova Sot Online”, Miftari ka folur për gjithë rrjedhën dhe shkaktarët që sollën deri te krijimi Gjykatës Speciale, por edhe për kurdisjet dhe ndërskamcat që po bëhen tani për t’i shpëtuar ndjekjes dhe ndëshkimit.

- Advertisement -

Sipas tij, përgjegjësit dhe urdhërdhënësit kryesor të disa shkeljeve të ligjeve të luftës që mundë të kenë ndodhur, raporti i Dick Martyt është një raport shpifës për UÇK-në. Miftari thotë se sa iu takon akuzave për vrasjet politike që janë të përfshira në këtë raport, ato janë të vërteta që kanë ndodhur si pasojë e përçarjes së drejtuesve të lëvizjeve politike, për interesat e tyre të grabitjes së fondeve të luftës.

“Prandaj kjo gjendje i ka konvenuar edhe regjimit serb, dhe ka eskaluar deri në atë mas sa armiqësia mes tyre të shpërthen deri në likuidimet e ndërsjella që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës, duke marr edhe karakter të luftës për pushtet. E përgjegjësit kryesor janë Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi. Një arë çka mbillet normal se do të korret më vonë, edhe Kosova me këta politikanët tanë të luftës, që ishin të varfër dhe pas luftës ku janë edhe sot, janë bërë multi milionerë kanë qenë të përçarë dhe thuajse më shumë kanë luftuar si krah të përçarë mes tyre, LPK-ja, tani PDK, kundër LDK-së dhe kjo e dyta kundër LPK-së, tani PDK-së, sesa që këto taborre kanë luftuar kundër Serbisë. Përçarja e luftës ka qenë e qëllimshme dhe ka qenë qëllimi i shtetit serb, por përçarja e faktorit shqiptar ishte bërë vetëm për përfitime materiale, politike dhe për pushtetin e më vonshëm”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

E shkaktarët e kësaj situate, sipas Miftarit ishin vetë Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi, zhvatësit kryesor të fondeve të luftës. 

Lexoni edhe:

Vjen alarmi i

“Dy përçarësit kryesor të luftës Hashim Thaçi i LPK-së dhe Bujar Bukoshi i LDK-së janë edhe dy grabitësit kryesor të fondeve të luftës, po flas për qindra miliona të vjedhur, edhe pse publikisht ishin në armiqësi dhe kishin armiqësuar ekstremisht gaborret e tyre, ata merreshin vesh dhe kalonin shumë mirë mes tyre. Sa i përket formimit të Gjykatës Speciale ku kam qenë edhe vet i intervistuar, nga kjo Gjykatë e pa drejtë që ka ardhur pikërisht si rrjedhojë dhe rezultat i atyre armiqësive ndër shqiptare që ishin të mbjellura qëllimisht për qëllime të përfitimeve materiale politike gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Tani kur Gjykata Speciale është nisur në gjueti për të ngritur aktakuzat e para, Miftari thotë se përgjegjësit kryesor sa iu takon të gjitha shkeljeve të ligjeve të luftës, kanë krijuar aso situate që të amnistohen për përgjegjësinë e tyre, dhe barra e tërë do të ngarkohet tek Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ndonjë vartës i tij.

“Sa i përket ftesës të Kadri Veselit nga kjo gjykatë në intervistim, jam shumë i sigurt se nuk do të akuzohet nga ky tribunal, siç nuk do të akuzohet as Hashim Thaçi. E them me plot përgjegjësi se kjo Gjykatë është politike, ku edhe këtu peshku i madh e han të voglin, dhe i akuzuari më i lart nga hierarkikja e UÇK-së do të jetë i sigurt Azem Syla, komandant DAJA, ish komandanti i shtabit të përgjithshëm, dhe disa komandantë që thyen rregullat e luftës në disa raste që në fakt do të jenë vetëm koka turke në këtë proces gjyqësor”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari e vlerëson se Gjykata ndërkombëtare është e padrejtë dhe politike, për arsye se falë dhe amniston paraprakisht të gjitha qindra e mijëra krime serbe të bëra kundër civilëve shqiptar gjatë luftës, dhe kjo gjykatë është bërë nga një raport dhe një akuzë e rreme e Dick Martit për tregti me organe gjatë luftës nga ana e UÇK-së.

“Në këtë raport ka edhe gjëra të vërteta sa ju përket vrasjeve politike, dështimit të drejtësisë kosovare, linqimeve, krimit të organizuar,kryqëzimi publik, vrasja e dëshmitarëve dhe tregtisë me organe nga zyrtar të PDK pas luftës, rasti MEDIKUS, dhe këto nuk e thotë vetëm raporti i Dik Martit por e thonë shumica e raporteve të NATO-s dhe raportet e ushtrisë amerikane,raportet e Bundesverit Gjerman, shërbimeve inteligjente perëndimore, UMIK-ut dhe EULEX-it. Dhe sipas mendimit në të gjitha këto tollovi amnistia e qindra mijëra krimeve serbe dhe në anën tjetër edhe amnistia e krimeve të urdhëruara apo të bëra nga Hashim Thaçi dhe klanit të tij janë tallje me drejtësi, janë masakrim i drejtësisë ndërkombëtare, janë seleksionim etnik dhe politik i krimeve, janë tallje me qindra mijëra viktima, pa marr para sysh a janë viktimat shqiptar, serb apo rom, ata janë njerëz dhe çdo krim është krim që duhet argumentuar dhe në fund duhet dënuar”, përfundoi Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit