7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shokon shkencëtari: Në univers mund të ketë miliarda alienë

Rekomandime

Shkencëtari britanik, Brian Cox beson se në univers mund të ketë miliarda alienë. Ai e bëri një deklaratë të tillë para se Pentagoni të lëshojë një raport për UFO-t.

Shkencëtari tha për mediat britanike se objektet e pashpjegueshme fluturuese që janë pikasur nga pilotët mund të jenë anije kozmike të dërguara nga alienët për të eksploruar botën tonë.

- Advertisement -

“Duhet të ketë edhe jetë të tjera në univers. Unë nuk e imagjinoj dot që njerëzit janë të vetmit në univers.”
Ka pasur një interes të ri për UFO-t, në pritje të raportit të Pentagonit, që kur u lëshuan video ushtarake që tregojnë objekte të paidentifikuara fluturuese.

Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama gjithashtu i hodhi “benzinë zjarrit” kur pranoi se ka pamje të disa objekteve në qiell që nuk dihet se çfarë janë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit