6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shoku i Memli Krasniqit nga “Ritmi i Rrugës” i uron suksese në garën për kryetar të PDK-së

Rekomandime

Shoku i Memli Krasniqit, Arbër Reci, që bashkë ishin pjesë e dyshes rep, Ritmi i Rrugës, është shprehur i gëzuar për Krasniqin që është rrugës për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

“Unë e kam mirëpritë, edhe e konsideroj si një rrugëtim të natyrshëm të tij gjatë gjithë kësaj periudhe në politikë me qenëse është më shumë se 17 vjet në politikë”, ka thënë Reci për Klan Kosovën.“Ai e ka përvojën, e ka dijen, edhe e ka guximin që të përballet edhe me sfida të reja”.

“E konsideroj që rrugëtimi i tij politik është i natyrshëm. Ai e ka përvojën, e ka dijen, edhe e ka guximin që të përballet edhe me sfida të reja siç është kjo e pozitës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës”.Reci ka thënë që inkuadrimi i Krasniqit në politikë ka qenë i natyrshëm, pasi që edhe në tekstet e tij muzikore ka pasur ngarkesë politike dhe angazhim e aktivizim politik.

“Tekstet e Memlit që i ka shkru atëherë prej vitit 1995 e tutje, sidomos në periudhën para luftës në kohën e okupimit, tekstet e Rimit të Rrugës kanë qenë një lloj rebelimi i disa të rinjve që nuk janë pajtu me situatën politike, me okupimin e egër që e ka bërë Serbia ndaj nesh”.

- Advertisement -

“Si të rinj kemi tentu me e dhanë një mesazh politik”.Reci thotë që gjatë gjithë kohës ka mbajtur kontakte dhe e kanë ruajtur miqësinë me Krasniqin edhe pasi nuk janë marrë më bashkë me muzikë.“Ne gjithmonë e kemi rujt miqësinë edhe pavarësisht angazhimeve ku i kemi pasë ne gjithë kemi gjetë kohë për t’u taku, për të komuniku, nuk ka ndryshu asgjë nga miqësia jonë që kemi pasë, përkudnrazi vetëm osht forcu ma shumë”.“Ne kemi pasë komunikime të vazhdueshme, krejt çka kemi ba me njëri-tjetrin vetëm sa i jemi gëzu suksesit të njëri-tjetrit dhe punës së njëri-tjetrit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit