23.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Shoqata e Familjeve të dëshmorëve reagojnë për deklaratën e Luljeta Aliut, e quajnë pseudoanaliste

Rekomandime

Analistja kosovare, Luljeta Aliu, ka dhënë një deklaratë duke ofenduar familjet e dëshmorëve. E, Kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka thënë se është diçka e ulët dhe e papranueshme.

- Advertisement -

Jashari në një prononcim ka thënë se kushdo që ofendon familjet e dëshmoreve nuk e dinë historinë e Kosovës dhe fyen rëndë themelet e shtetit.

Tutje Jashari ka thënë se të gjithë duhet të kenë kujdes për kategoritë e dala nga lufta dhe Luljeta Aliu është një pseudoanaliste.

“Është e papranueshme që ka analistë që nuk e din rrugën se si kemi ardhur deri të lira dhe mendoj që kategoritë që duhet të kenë kujdes edhe politika e ditës edhe institucionet edhe analistët edhe gjith kush janë kryesisht familjet e dëshmorëve, invalidë e luftë dhe veteranët e UÇK’së, pa luftën e tyre nuk do të ishte kjo liri i qëndrueshme dhe mendoj që është niveli ma i ulët i një deklarimi të tillë për mu ajo është pseduanaliste nuk ka lidhje as me analizë dhe nuk ka lidhje as me historinë që e kanë sjellë Kosovën deri të liria. Nëse dikush fyhen dëshmorët mendoj që fyen rëndë themelet e këtij shteti”, ka thënë ai për Periskopin.

- Advertisement -

Ndërkohë analistja Luljeta Aliu mbrëmë ka thënë se duhet të shikohet përpara dhe jo të përmendet se kush ka pasur dëshmorë.

“Nganjëherë me duket paksa e tejkalume që secili me përmend patriotizmin e familjes së tij. Nuk ka nevojë me përsërit gjithmonë.

- Advertisement -

“Ka ardhur koha mos me u marrë me narracione të paraluftës, por duhet të me pa përpara. Mua më duket shumë e tepërt që secili me përmend se e ka pas një dëshmor, një ashtu… ne i mbrojmë dëshmorët, lavdi të gjithëve, por nuk mundemi me kërku benifite edhe respekt gjatë gjithë jetës, përjetësisht…, sepse secili është prek në familje”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit