7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shoqëria civile: Aplikacioni i Bujarit që u vlerësua maksimalisht duhet të anulohet, nuk e ka përvojën e kërkuar

Rekomandime

Lëvizja FOL ka përmes një shkrimi ka reaguar ndaj njërit nga kandiatët për Komisionerin për Informim dhe Privatësi.

Tre kandidatë u votuan nga Komisioni për Siguri, që të dërgohen për votim në Kuvend. Njëri nga ta, Enver Bujari, i cili dikur ishte diskualifikuar nga britanikët, po tenton të bëhet personi më i rëndësishëm në Kosovë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike, pa pasur përvojën e cila kërkohet me ligj dhe konkurs.

- Advertisement -

“Fol” thotë Bujari nuk ka ofruar dokumentin që dëshmon mbi përvojën e punës, siç kërkohet me konkurs. Ky kandidat ka bashkëngjitur vetëm raportin e Trustit Pensional.

E dihet se raporti i Trustit Pensional nuk e dëshmon përvojën e punës, siç kërkohet të ketë së paku tetë vjet përvojë pune profesionale, pesë nga të cilat duhet të jenë me pozita udhëheqëse.

Tutje, “Fol” thotë se në mungesë të këtij dokumentacioni, Vetëvendosje dhe partitë e tjera në pushtet, nuk është dashur ta ftojnë Bujarin fare në intervistë.

- Advertisement -

E përgjegjësia për të kontrolluar dosjen u takon deputetëve, Fatmir Humolli, Shqipe Mehmeti Selimi, Mefail Bajqinovci, Enver Dugolli dhe Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Erxhan Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Slavko Simić nga Lista Serbe, të cilët “FOL” i bën përgjegjës për këtë dështim.

“Tutje, gjatë intervistimit paneli nuk ka përfillur metodologjinë e krijuar nga ekspertët britanikë, dhe e cila ishte pranuar nga Kuvendi për të siguruar meritokraci, integritet dhe legjitimitet të proceseve të përzgjedhjes. Pyetjet janë përpiluar pa praninë e monitorueseve nga shoqëria civile, për dallim nga proceset e kaluara kur ne jemi ftuar të jemi pjesë e tërë procesit. Po ashtu, herët e kaluara deputetët kanë bërë vlerësimin në mënyre transparente, duke bërë të ditur pikët e vlerësimit pas secilit intervistim dhe duke ofruar arsyetim për vlerësimin e bërë. Kësaj herë, deputetët kanë vlerësuar kandidatët në mënyrë anonime duke mos dhënë arsyetim për pikët e dhëna. Kujtojmë që kandidati i vlerësuar më së larti nga Komisioni kësaj radhe ka kandiduar edhe në të gjitha proceset e kaluara, mirëpo ekspertet britanikë të cilët e kishin ndihmuar procesin e rekrutimit në vitin 2019 dhe në 2020 nuk e kishin vlerësuar me poena kaluese dhe nuk e kishin rekomanduar atë për pozitën e Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e shoqërisë civile.

- Advertisement -

“Duke ditur që z.Bujari nuk e ka dorëzuar aplikacionin e plotë, aplikacioni i tij duhet të konsiderohet si i pavlefshëm”, shkraun FOL.

Komisioneri për Informim dhe Privatësi do të jetë personi më i rëndësishëm në Kosovë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike.

Më poshtë gjeni edhe reagimin e plotë nga FOL:

Të mos procedohet në seancë plenare votimi i Komisionerit për Informim dhe Privatësi

Ne, organizatat dhe aktivistët e poshtëshënuar, pas mbledhjes së dëshmive shtesë rreth kandidatit Enver Bujari, kërkojmë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë në pushtet që të mos e procedojnë tutje këtë proces.

Pas dyshimeve që z.Bujari ka ndryshuar të dhënat për përvojën e punës dhe edukimit, përmes te drejtës së qasjes në dokumente publike, ne kemi siguruar dosjen e plotë te aplikimit të tij.

Sipas dokumenteve të ofruara rezulton që z.Bujari nuk ka ofruar dokumentin që dëshmon mbi përvojën e punës, ashtu siç është kërkuar me konkurs dhe ligj, por vetëm raportin e Trustit Pensional. Ky dokument është i rëndësishëm sepse për këtë pozitë kërkohet që kandidatët të kenë: Të kenë, së paku, tetë ( vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku, pesë (5) vite përvojë në pozita udhëheqëse, dhe vetëm me raportin e Trustit Pensional një gjë e tillë nuk mund të dëshmohet.

Në mungesë të këtyre dëshmive, deputetët e panelit intervistues – të përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera në pushtet- nuk është dashur që të ftonin z.Bujari fare në intervistë.

Përgjegjësia për të kontrolluar dosjen i takon deputetëve të panelit intervistues. Për këtë dështim, ne mbajmë përgjegjës këta deputetë: Fatmir Humolli, Shqipe Mehmeti Selimi, Mefail Bajqinovci, Enver Dugolli dhe Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Erxhan Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Slavko Simić nga Lista Serbe.

Duke ditur që z.Bujari nuk e ka dorëzuar aplikacionin e plotë, aplikacioni i tij duhet të konsiderohet si i pavlefshëm.

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kërkon që seances plenare t’i paraqiten tre kandidatë. Pavlefshmëria e aplikimit të z.Bujari lë në garë vetëm dy kandidatë, në kundërshtim me ligjin në fjalë.

Kujtojmë që ky proces është shoqëruar me më së shumti parregullësi, duke filluar nga perbërja e panelit në kundërshtim me praktikën parlamentare, jotransparenca gjatë vleresimit të kandidatëve dhe vleresimi i lartë i kandidatitët qe nuk ka përformuar më së miri ne intervistë.

Komisioneri për Informim dhe Privatësi do të jetë personi më i rëndësishëm në Kosovë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike. Ai duhet të jetë profesional, pa ngjyrosje politike dhe me integritet të lartë. Shpresojmë që Lëvizja Vetvendosje do të reflektojë dhe nuk do të rrezikojë një institucion kaq të rëndësishëm.

Ndërkaq, për dy kandidatët e tjerë, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Edon Miftari jemi në pritje të marrjes së dosjes së plotë nga Kuvendi i Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit