16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Shota: Gjatë xhirimeve në kohë lufte, e kam mbajtur në gji një 18 vjeç, por kujtova se ishte fëmijë

Rekomandime

Javën e fundit në “Big Brother VIP Kosova” po futen ish-banorët e këtij spektaklit.
Njëra ndër ta është edhe aktorja Shota Baraliu.

- Advertisement -

Gjatë vizitës së saj në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, i ka treguar banorëve një situatë qesharake gjatë xhirimeve të një filmi.

Ajo tregoi se si është shokuar kur ka marrë vesh që “fëmija” që mbante në gji ishte tetëmbëdhjetë vjeç”.

“Unë kam qenë në xhirime në kohë të luftës, në filmin ‘Agim Sopi’ kam luajtur një grua me fëmijë në traktor. E kam pasur në gji një fëmijë që nuk lëvizte fare. Pas gjashtë orësh e pyes se ‘sa vjet i ke’, kur më tha ‘tetëmbëdhjetë’, eh thash bre ‘çka nuk lëvizte nga gjiri’”, ka thënë Shota duke qeshu.

- Advertisement -

Ky rrëfim i saj ka ngjallur të qeshura mes banorëve të shtëpisë.

Ndryshe, të premten mbahet finalja e madhe e edicionit të parë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit