-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shpend Ahmeti e quan papërgjegjësi tubimin e Vetëvendosjes

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me anë të një postimi në facebook ka uruar 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvedosje, por edhe e ka kritikuar për tubimin e sotëm.

- Advertisement -

Ahmeti ka shkruar se kur dikush del pozitiv duhet të testohen gjithë rastet e kontaktit, por në rast se nga ky tubim dalin dy apo tre të infektuar është i pamundur gjurmimi.

“Në qoftë se kemi pas 2-3 të infektuar në tubimin sot, atëherë është pamundësuar gjurmimi epidemiologjik. Të gjithë të pranishmit duhet të testohen dhe gjitha familjet dhe kontaktet e tyre. Këtë e kemi dëgjuar vazhdimisht nga IKSHP e nga qeveritë, e posaqerisht nga ajo e VV”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, ai është shprehur se në këtë tubim janë rrezikuar qindra njerëz, dhe sipas tij është tepër papërgjegjësi e madhe.

- Advertisement -

“Por edhe më keq, sot janë rrezikuar qindra njerëz. Nuk e kuptoj se pse ka pas nevojë të rrezikohemi kështu. Tepër papërgjegjësi e madhe”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se sonte në Kosovë janë regjistruar edhe 58 persona pozitiv me COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit