1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shpend Ahmeti i reagon Thaçit: Mos gaboni mi prek njerëzit pse ju shajnë

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rastit që ka ndodhur, ku truprojat e presidentit e kanë rrahur një aktivist të VV-së, pasi ky i fundit e ka quajtur atë hajn.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se s’ka të bëjë me parti e as përkrahje për dikë, por edhe Hashimin do ta mbronte nga brutaliteti policor për shkak të një fjalë goje.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Veronin e njeh dhe pa marrë parasysh bindjeve, nuk duhet prekur askush pse i shanë.

Ahmeti ka thënë se nuk duhet ngulfatur njerëzit pse nuk pajtohen me ta dhe të mos i futsin policinë në beteja për inate personale, sepse Veronat nuk kanë faj.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Ska të bëj me parti e as përkrahje për dikënd. Thjeshtë, edhe Hashimin do ta mbroja nga brutaliteti policor për shkak të një fjalë goje.

Për më shumë, Veronin e njoh se ka qenë vullnetar në çdo fushatë timen.

- Advertisement -

Pa marr parasysh bindjeve, mos gaboni mi prek njerëzit pse ju shajnë.

Mos i ngulfatni njerëzit pse nuk pajtohen me juve p marr parasysh se kush jeni. Mos i shtini policinë në betejat e juaja të inateve personale. Sepse Veronat nuk ju kanë faj.

#shpiPRkrejt

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit