1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shpend Ahmeti ironizon me deputetët, propozon të “ndëshkohen” me nga 170 euro pagë

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Prishtinës. Shpend Ahmeti ka komentuar caktimin e seancës së re të Kuvendit të Kosovës, për datën 4 qershor, duke thënë se me gjithë krizën shëndetësore e ekonomike, deputetët nuk janë takuar asnjëherë gjatë këtyre muajve të fundit.

Ahmeti madje ka dhënë një propozim për deputetët paga e të cilëve kalon dyfishin e mesatares së pagës në Kosovë, duke thënë se do të ishte mirë që deputetët të paguhen me nga 170 euro si qytetarët e tjerë.

- Advertisement -

Kuvendi i Republikës paska caktuar seancë me 4 qershor.

Kjo do të thotë që gjatë majit, në krizën më të madhe shëndetësore ekonomike në 20 vitet e fundit, nuk janë takuar asnjëherë.

Ndoshta duhet të paguhen 170 euro si krejt të tjerët”, ka thënë ai ne Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit