4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shpend Ahmeti thotë se është vendosur futja 1 javore e Prishtinës në karantinë

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në Facebook se niveli qëndror ka vendosur mbylljen një javore të kryeqytetit për shkak të shifrave të infektimit me Covid19.

I pari i Prishtinës nuk është pajtuar me këtë vendim duke thënë se matjet e rasteve pozitive duhet të llogaritjen me numrin e testeve që bëhen nëpër komuna.

- Advertisement -

Niveli qendror ka vendosur Prishtinën në zonën e kuqe duke rekomanduar mbylljen një javore për komunën tonë. Si arsyetim ka përdorur numrin aktiv të të infektuarve.

Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve.

Por, kjo nuk është marr parasysh.

- Advertisement -

Po ashtu kemi kërkuar që të jemi më fleksibil edhe me biznese për shkak se në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to, por rrjedhimisht edhe për shëndetin të cilin e kemi primar.

Përderisa jemi plotësisht të vetëdijshëm për situaten epidemiologjike në vend, dhe kemi zbatuar dhe do të zbatojmë masat e ndërmarra nga qeveria, ndarja e Komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banor) kur as numri i infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat. Rrjedhimisht kjo nuk mund të adresojë situaten epidemiologjike” shkruan Ahmeti në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit