11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Fillon mbledhja e Kryesisë për mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Rekomandime

Para pak minutash në Kuvendin e Kosovës ka nisur mbledhja e Kryesisë ku po diskutohet koha e mbajtjes së seancës për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti të cilën e ka kërkuar LDK.

Burime të Indeksonline nga Kuvendi bëjnë të ditur se në mbledhje të Kryesisë po marrin pjesë të gjithë nënkryetarët dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare.

- Advertisement -

Sot kryetarja e Kuvendit ka vendosur që mediat të mdalohen për të marrë pamje në mbledhjen e Kryesisë ndërsa ka paralajmëruar se vendimin e Kryesisë ta thotë para mediave në ora 16:00. Indeksonline do të ju mbajë të informuar për vendimet që do të meren në Kryesinë e Kuvendit.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i është përgjigjur sot kryeparlamentares Vjosa Osmani e cila kishte pyetur a munden deputetët të mbajnë seancën.

IKSHP ka thënë se nuk kanë kompetencë të përzihen në punën e institucioneve kushtetuese duke theksuar se deputetët mund të mbajmë seancë duke marrë masat mbrojtëse kundër Covid 19.

- Advertisement -

Në Gjermani sot Bundestagu është duke mbajtur seancë sikur edhe Parlamentet e Italisë dhe Francës që janë mbajtur javën e kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit