-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shpend Ahmeti tregon kur ai dhe Besnik Bislimi publikuan kontratën e autostradës me Bechtel&Enka, e cila konsiderohej fshehtësi zyrtare

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas inicimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, kjo pas publikimit të një informate të premten sipas të cilës ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka neglizhuar nënshkrimin e kontratës me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina anti-COVID Pfizer dhe BioNetch.

- Advertisement -

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si ai dhe Besnik Bislimi në një konferencë për media të Lëvizjes Vetëvendosje kishin publikuar kontratën e autostradës me Bechtel Enka të cilësuar si fshehtësi zyrtare.

“Kur askush nuk e dinte se çka përmban kontrata e autostradës me Bechtel Enka dikush e ka dorëzu në mënyrë anonime kopjen e kontratës. Përkundër rreziqeve e rrethanave në një konferencë për media të Levizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi dhe unë kemi publikuar atë kontratë, të cilësuar si fshehtësi zyrtare”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, përcjell Telegrafi.

“Edhe pse mendoj se e di kush na e ka dhënë në asnjë rrethanë nuk do të pranoja ta jap emrin sepse publikimi i kontratës ishte interes publik”.

- Advertisement -

Më tej Ahmeti ka shkruar se në punën e tij si kryetar shumë shpesh mediat informojmë vetëm lajmet e këqija për komunën.

“Disa i kam konsideruar armike. Por, pjesë e demokracisë janë mediat e lira dhe ndjekja e interesit publik nga ana tyre pa marr parasysh sa dobëta e sa të kapura mund të jenë ato”.

- Advertisement -

“Meqë nuk përzihem as në punët e policisë e as të prokurorisë, së paku mund ti lus (ar)miqët e mi në insajder mos ta japin emrin e burimit të informatës. Jo pse e mbrojnë burimin e informatës në këtë rast por inkurajojnë rastet e tjera në të ardhmen. Jam i sigurt se kjo shoqëri e jona me demokraci të brishtë do ta ketë reagimin e duhur”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit