3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shpërndahet policia austriake, kapin një radikalist tjetër islamik në Linz

Rekomandime

Pas suImit të mbrëmshëm në Vienë, ku mbetën të vdekur katër njerëz dhe një prej tyre që kishte nisur suImin, Policia ka filluar arrestimet edhe në qytete tjera të Austrisë.

Një operacion i madh policor në lidhje me suImin në Vjenë u zhvillua sot në Gürtelstrasse në Linz, shkruajnë mediat austrikake.

- Advertisement -

Sipas informacionit fillestar, një burrë u arrestua dhe u mor nga forcat policore Cobra në Linz.

Sipas Krone.at, kishte një operacion të madh policor rreth orës 10 të mëngjesit në jug të Linzit. Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës ishte gjithashtu e përfshirë.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për një islamik radikal të njohur, ndërkaq sipas dëshmitarëve, i dyshuari dhe dy të tjerë janë marrë nga policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit