4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shpërndarja e librave për nxënësit, vjen njoftimi nga Ministria e Arsimit

Rekomandime

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka thënë se këto ditë e presin vendimin e qeverisë për zbatimin e tre skenarëve si dhe kthimin e fëmijëve në bankat shkollore nga klasa 1-5.

- Advertisement -

Mes tjerash Likaj, pas takimit me drejtorët e DKA-ve, ka thënë se librat janë proces të shtypit dhe para datës 1 shtator do t’u shpërndahen DKA-ve dhe pastaj nxënësve.

“Bordi këshillëdhënëses i qeverisë së Kosovës kanë rekomanduar qe nxënësit e klasave 1-5 dhe parashkollorë ti kthehen bankave shkollore. Takimi i sotëm ka qenë me drejtorët e DKA-ve dhe qëllimi ka qenë me marr një vlerësim për master planin dhe ne si qeveri ne do të marrim një vendim pasi që patëm një pajtueshmëri të plotë. Një vendim do ta marrim për këta tre skenarë që do të aplikohet varet nga situata që është në shkollë apo komunë.

Librat janë në proces të shtypit dhe besoj që para datës 1 shtator do të shpërndahen në DKA-të dhe pastaj t’u shpërndahen nxënësve”, ka thënë Likaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit