-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Shpërthejnë’ pakënaqësitë në PDK, kjo është arsyeja

Rekomandime

Në Partinë Demokratike të Kosovës kanë filluar paknaqësitë, një ditë pas zgjedhjes së kryesisë së re të partisë.

Zëvendësministri në detyrë nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se grupimi i njerëzve me vizion dhe integritet në PDK e ka bërë gjithmonë diferencën në klasën politike në Kosovë.

- Advertisement -

Mirëpo, ai thotë se zgjedhja që dje u bë e kryesisë së re, nuk ka sjellë reformat e pritura.

“Megjithatë, zgjedhja e kryesisë së partisë nuk ka sjellë reformat e pritura! Njerëz të njëjtë me nga 15 vite në kryesi, poste ministrore dhe deputetë janë rizgjedhur në këtë formacion! Akomodimi i bartësve të pushtetit në Kryesi, nuk nënkupton reformë”, ka thënë ai.

Cakolli shton se do të duhej që të reflektohej në këtë dimension, me reforma të cilat janë të nevojshme.

- Advertisement -

“Do të duhej të reflektohej në këtë dimension, me reforma të cilat janë të nevojshme. Ne duhet të ofrojmë reformat për të cilat populli ka nevojë, në vazhdimin e një misioni të cilin PDK e ka marrë , e i cili është shtetndërtimi solid”, ka shtuar i njejti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit