2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shpërthen diktator Lukashenko: Kopilët e BE-së mendojnë se unë duhet t’i shpëtoj nga emigrantët

Rekomandime

Diktatori bjellorus, Aleksandër Lukashenko e ka përshkruar BE-në si ‘bastarde’ pas shpërthimit të krizës me emigrantë. Ai ka akuzuar Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për valën e re të emigrantëve dhe sipas tij, kjo ka shtyrë trupat plake që të dërgojnë njësitë ushtarake bashkë me ato të Putinit në kufi.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Lukashenkon se po i përdorë emigrantët si një ‘luftë hibride’ kundër bllokut pasi BE ka vendosur sanksione ndaj shtetit autoritar.

- Advertisement -

Bashkimi Evropian poashtu ka akuzuar Bjellorusinë se ka organizuar çështjen e emigrantëve dhe ka inkurajuar ata që të shkojnë drejt vendeve të BE-së në mënyrë ilegale.

Diktatori i është kundërpërgjigjur BE-së duke e quajtur bllokun evropian ‘kopil’ dhe njerëz ‘të çmendur’ të cilët – siç citohet të ketë thënë ai – “nuk mund t’i mbrojë nga emigrantët’.

Ai ka akuzuar Poloninë se po filln luftën duke iu dalë ‘përballë këtyre njerëzve të pafat’.

- Advertisement -

“Ne do të qëndrojmë gjakftohtë përballë kësaj situate’, ka thënë Lukashenko, përkthen Periskopi.

Polonia arreston dhjetëra migrantë në kufi me Bjellorusinë

- Advertisement -

Ndëkrohë, autoritetet në Poloni thanë se kanë arrestuar dhjetëra migrantë, që kanë kaluar me forcë kufirin nga Bjellorusia. Qindra të tjerë mbeten të bllokuar në ambiente të hapura, përgjatë kufirit.

Kriza me migrantë në këtë zonë po vazhdon tash e sa muaj. Bashkimi Evropian e akuzon udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit të tij.

Sipas radios polake RMF, rreth 200 persona kanë bërë përpjekje të shkelin kufirin polak pasditen e së martës dhe rreth 60 të tjerë kanë bërë përpjekje të ngjashme gjatë natës. Një zëdhënës i departamentit rajonal të policisë tha se autoritetet kanë arrestuar më shumë se 50 persona.

“Ka qenë një natë jo e lehtë përgjatë kufirit Poloni-Bjellorusi”, tha të mërkurën ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. Blaszczak shtoi se forca polake në kufi është rritur nga 12,000 ushtarë në 15,000.Kryeministri polak: Putini, organizator i krizës me migrantë

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, akuzoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për, siç tha, orkestrimin e një vale të paprecedentë migrantësh, që përpiqen të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni. Polonia mbylli të martën një vendkalim kufitar me Bjellorusinë, pasi migrantët në anën bjelloruse u përpoqën të çanin një gardh, për të hyrë në territorin e saj.

Kriza me migrantë në këtë zonë po vazhdon tash e sa muaj.Bashkimi Evropian e akuzon udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit të tij.

“Ky sulm që po bën Lukashenka e ka trurin e tij në Moskë; organizator është presidenti Putin”, tha Moraëiecki në një seancë urgjente të Parlamentit polak./Periskopi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit