2.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

“Shpërthen” Nasim Haradinaj, i thotë Gjykatës Specialje: Jeni të korruptuar

Rekomandime

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në fjalën e tij në seancën e Speciales që po mbahet në Hagë, ka thënë se më nuk do të flasë vetë.

- Advertisement -

Por para kësaj, ai lëshoi disa akuza në drejtim të Gjykatës Speciale, që e ngarkon për pengim të punës së saj.

Ai e quajti edhe të korruptuar Prokurorinë e Speciales.

“Po bindem se është edhe e korruptuat kjo Prokurori, pasi ndryshe nuk do të mund të dilnin gjithë ato dokumente nga këtu”, tha Haradinaj në seancë.

- Advertisement -

Haradinaj ka kënë në dyshim juridiksionin e kësaj gjykate dhe ka thënë se ajo po mundohet që fajin e saj, ta gjejë në Kosovë, përkatësisht në zyrat e OVL të UÇK-së.

“Siç po shihet këtu, Kosova dhe qytetarët e saj janë fajtorët kujdestarë. Ne duhet të përgjigjemi ne pse dolën sekretet nga këtu dhe u sollën mijëra kilometra në zyrat tona, nuk ishin një as dy fletë, por mijëra. Organizata nuk ka pas qasje, por në vend timin është dashur të ishin kolegët e kësaj prokurorie. Nga ne dhe qëndrimet tona s’keni çka pritni. Kjo gjykatë është politike, selektive dhe njëanshme”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Ai dhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, akuzohen për pengim, kërcënim, hakmarrje dhe zbulim të dosjeve të Prokurorisë. Ata u arrestuan në fund të shtatorit dhe u transferuan në Hagë, pasi në disa raste nga zyra e OVL të UÇK-së kishin dal dokumente të Prokurorisë së Speciales, të cilat ishin “dorëzuar” aty nga persona të panjohur deri më tash.

Seanca për deklarim rreth fajësisë apo pafajësisë, pritet të mbahet më 7 ose 8 janar.

Seanca për Nasim Haradinajt është mbyllur në ora 11:50.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit