1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shpërthen në lot babai i Agon Musliut: Tentuan me ma mbyllë gojën por e kam veç një pyetje

Rekomandime

Naim Musliu, babai i të riut Agon Musliu që vdiq teksa ishte në karantinë në Qendrën Studentore, ka shpërthyer në lot gjatë emisionit në kanal10, përcjell Periskopi.

- Advertisement -

Ai thotë se kërkon drejtësi për djalin e tij.

“Djali jem më përket mua si prind dhë nënës së tij, familjes Kosovës, nuk po kërkojmë diçka tjetër përveç se drejtësi. Kush e devijoi djalin tem prej aeroportit të shkojë. Nuk ishte Agoni për karantinë, dikush me dashje, me qëllime të këqija e drejtuan djalin tim drejt vdekjes”, ka thënë Musliu.

Ai ka akuzuar politikanët (që nuk i përmend me emër) se kanë tentuar t’ia mbyllin gojën.

- Advertisement -

“Kanë tentu me ma mbyllë gojën, tash sa ka ndiku që të mos kem një përkrahje, unë kam pasë përkrahje, me përkrahjen e studentëve është bërë pllakata”, ka thënë Musliu, përcjell Periskopi.

“Boll kam pritë se mos po zbardhet ky rast por sic po e shoh nuk do të ketë drejtësi për djalin tem në këtë vend. Derisa ta kam frymën e fundit do të jap maksimumin për zbardhjen e drejtësisë për djalin tem”, ka thënë ai.

- Advertisement -

“Të zbardhet gjithçka që ndodhi prej aeroportit deri në fund të jetës së djalit tem”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit