Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nga impiantet më të mëdha të gazit në Rusi dhe në botë, duke ngritur kështu shqetësime për ndërprerjen e furnizimit me energji në Evropë.
Sipas artikullit të “Daily Mail, zjarri u shkaktua nga një shpërthim tubacioni.
Sipas Gazprom , zjarri shpërtheu në orën 2:30 të mëngjesit në fushën e gazit Urengoyskoye në rajonin Yamalo-Nenets të Siberisë, bëhet fjalë për fushën më të madhe aktive me gazi në botë (10 trilion metra kub) me furnizime të destinuara kryesisht për në Evropë nëpërmjet tubacionit Yamal-Europe.