Shkruan: Muhamet Kelmendi
Nga Kosova kërkohet të ketë një politikë të veten të jashtme dhe në raport me shtetin kriminal serb një platformë të qartë. Së këndejmi i duhet një plan i qartë dhe i përgatitur nga ekspertët, e jo nga elemente si defatoret e mendjemëdhenjtë, të cilët vetëm për të shkuar në Bruksel a në SHBA janë në gjendje për të bërë njëmijë e njëqind veprime anti Republikës. Platforma e përgatitur duhet të del para Kuvendit.
E tëra duhet të jetë më progresive se vetë Kushtetuta.
Nuk duhet të qëndrohet statik vetëm me norma.
Ato duhet futur në interpretim juridiko-logjike për të mirën e Republikës. Pas zgjedhjeve parlamentare, kjo duhet të jetë baza e qeverisë së ardhshme të Kosovës.
Qeveria duhet të iki nga përcaktimet e përgjithshme juridiko-kushtetuese. Edhe vetë ideja e reciprocitetit duhet shtjelluar në fusha dhe në këtë kontekst të veprohet.
Nuk mjafton vetëm parimi i reciprocitetit pa i dhënë atij parimi dimensionet e veta juridike dhe mbi to të veprohet me shtetin kr.iminal serb.
-Kosova ka kohë që në raport me Serbinë nuk ka politikë të veten.
Asaj ia përcaktojnë në Bruxel dhe në Vashington kahen e dialogut dhe marrëveshjet i përgatitini për nënshkrim. Kosova kurrë nuk arriti të futë temat jetësore për Republikën.
Edhe më teje injorohet njohja, dëmet e Iuftës dhe përgjegjësia politike e penale e shtetit serb për gjenocidin në Kosovë. As të humburit nuk arriti Kosova të futë si temë.
Këtu është edhe shkaku i mos uniteti në politikën nënshtruese të Kosovës. BE-ja ka një politikë që nuk përputhet fare me normat kushtetuese të Republikës.
Dialogu duke dhënë territor, shtet apo autonomi minoritetit serb, nuk është dialog nga Republika e Kosovës, nuk është zgjidhje e çështjes në këtë anë.
Të gjetur para kësaj gjendjeje, administrata e Trumpit, mori një iniciativë që në krahasim me qëndrimet e BE-së, ishte shumë më në favor të shtetit tonë.
Por, si njëri qëndrim, ashtu edhe qëndrimin tjetër, përkatësisht ai i Bruxelit, ishin dhe mbetën për Republikën shumë të rrezikshme.