7.5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

“Shpërthen” skandali, kërkohet burgosja e Rexhep Hotit

Rekomandime

Hoti është përfolur edhe më herët, madje qysh më 29 maj të vitit të kaluar kur dhe është emëruar si i ashtuquajtur koordinator, se ka marrë hiq më pak se rrafsh-1 milion euro nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, gjoja për realizimin e programit të tij fantom, i cili për printime u tha se pati shpenzuar mbi 43 mijë euro, ndërsa ai personalisht, vetëm për vete paska shpenzuar edhe 30 mijë e 318 euro, të tjera të taksapaguesve të varfër kosovar, gjë që vërtetë është për çdo dënim, jo vetëm me fjalë por edhe me ligj e burg”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Zbulimi i të dhënave të shpenzimit enorm të buxhetit të shtetit, nga ana e Rexhep Hotit, i ashtuquajturi Koordinator për arsim nga ana e PDK-së, ku sipas të dhënave, Hoti për për një vit ka shpenzuar mbi 40 mijë euro, vetëm për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat, ka alarmuar analistët politikë të cilët e kritikojnë edhe partinë politike PDK-në, që ka emëruar një zhvatës të tillë në atë pozitë, sado të panevojshme, por që e ka abuzuar deri në fund për përfitime personale.

- Advertisement -

Sipas një përllogaritje të thjeshtë, i bie që në bazë mujore, Hoti të ketë shpenzuar hiq më pak se 3 mijë euro në muaj për destinimet e lartpërmendura.

E analisti politik, Gani Qarri thotë se ky rast skandaloz tregon më së miri anën e errët të drejtësisë kosovare, e cila nuk funksionon fare kur janë në pyetje abuzuesit e mëdhenj me detyrën zyrtare, zhvatësit e buxhetit të akomoduar nëpër institucione nga rrjetet kriminale të partive politike, prandaj edhe plasin skandale të tilla.

Gani Qarri

“Vetë fakti se në bazë të të dhënave nga Zyra e Kryeministrit, Rexhep Hoti, i ashtuquajturi koordinator për arsim, detyrë e shpikur kjo, për të zhvatur buxhetin e Kosovës, së bashku me dy zyrtarët e kabinetit të tij ka shpenzuar për një vit mbi 40 mijë euro, vetëm për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat etj, do duhej të ishte shkak i mjaftueshëm, që atij qysh para pesë-gjashtë muajsh ti ishin vendosur prangat”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Qarri kujton se sa i takon sjelljes së Rexhep Hotit në mënyrë abuzive me detyrën zyrtare, është raportuar edhe në të kaluarën, prandaj hetimi i tij dhe zbardhja e fakteve, nuk do të ishin një gjë e pa mundur, sikur të funksiononte ligji.

Hoti është përfolur edhe më herët, madje qysh më 29 maj të vitit të kaluar kur dhe është emëruar si i ashtuquajtur koordinator, se ka marrë hiq më pak se rrafsh-1 milion euro nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, gjoja për realizimin e programit të tij fantom, i cili për printime u tha se pati shpenzuar mbi 43 mijë euro, ndërsa ai personalisht, vetëm për vete paska shpenzuar edhe 30 mijë e 318 euro, të tjera të taksapaguesve të varfër kosovar, gjë që vërtetë është për çdo dënim, jo vetëm me fjalë por edhe me ligj e burg”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Gani Qarrit, vërtetë është për tu habitur që duke parë dështimin e tij total, ngase pozita e tij mbeti ashtu e shpikur dhe pa asnjë raport pune konkrete, prandaj bëhet edhe më e pa shpjegueshme se si i shpenzoi Rexhep Hoti dhjetëra mijëra euro të buxhetit të shtetit, për të cilat duhet të vendoset para përgjegjësisë penale, dhe të kërkohet si nga qeveria ashtu edhe nga prokuroria se ku përfunduan paratë për këtë projekt skandaloz dhe të dështuar e për faqe të zezë, nga i ashtuquajturi “Koordinator Nacional” për Rini dhe Sport!

S’do mend se ky është edhe një skandal i radhës i cili dëshmon hapur plaçkitjen e madhe që PDK-ja i ka bërë shtetit të Kosovës për çka duhet të nis një hetim i gjerë e serioz dhe të qojë drejt burgut Rexhep Hotin, bashkë me personat përgjegjës që lejuan një skandal dhe keqpërdorim të tillë.

Madje qeverisja e re në ardhje, duhet ta marrë shumë seriozisht hetimin dhe bëjë auditimin e hollësishëm të të gjitha shpenzimeve kundërligjore të zyrtarëve të lartë të koalicionit PAN, të cilët i kanë bërë pa asnjë arsyetim dhe nevojë racionale gjatë mandatit të tyre dy vjeçar, si dhe e zhvatën pa mëshirshëm buxhetin e Kosovës, jo vetëm me paga të dyfishuara, por edhe me shpenzime marramendëse të luksit të pa parë, për një shtet të varfër dhe me standard kaq të ulët si Kosova”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit