12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Shpërthen Vlora Ҫitaku: A nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?!

Rekomandime

Ish ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në Facebook ka kritikuar Bashkimin Evropian në raport me Kosovën.

Sipas saj është hipokrizi pasi Kosova nuk ka ambasada në Madrid, Bratisllavë, Athinë, Bukuresht e Nikozia.

- Advertisement -

Siҫ shkruan Ҫitaku, Bruksel do të duhej të deklarohet për mungesën e misionit të Kosovës në BE e jo të jap leksione për Ambasadën në Jerusalem.

Postimi i plotë:

Hipokrizia ka emër.

- Advertisement -

Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia.

Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE.

- Advertisement -

Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit