Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë gjatë mëngjesit të së martës në Leverkusen të Gjermanisë.
“Bild” publikoi disa foto dhe video ku duket një re e madhe e zezë. Sipas raportimeve paraprake, bëhet fjalë për një incident në një incenerator të mbetjeve urbane.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të mbyllin dyert dhe dritaret, ndërsa njerëzit janë paralajmëruar të futen në ambiente të mbyllura sa më shpejt të jetë e mundur për të mos rrezikuar intoksikimin, shkruan A2.
Autostrada që kalon pranë inceneratorit është mbyllur plotësisht për të shmangur kalimin e makinave në zonë.
Leverkusen bürrig #explosion pic.twitter.com/lVaY88R4mn— Koebes1968 (@Koebes19681) July 27, 2021