13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Pamje: Dy “banda” majmunësh luftojnë mes vete, e bllokojnë rrugën

Rekomandime

Në internet është publikuar pamje e rrallë e dy grupeve të mëdha të majmunëve që luftojnë mes vete para vozitësve të habitur në rrugë.

Zakonisht, majmunët ushqehen mirë nga vizitorët, por izolimi shkaku i valës së tretë të pandemisë ka shkaktuar përsëri mungesë ushqimi për kafshët në Lopburi, qytet në pjesën qendrore të Tajlandës.

- Advertisement -

Në video shihet se si dy grupet e majmunëve përballen mes vete në një kryqëzim të ngarkuar me automjete. Vozitësit u detyruan që të presin në rrugë për më shumë se katër minuta, shkruan Daily Mail.

Një dëshmitar, Khun Itiphat, tha: “Isha në një ndërtesë afër tempullit, kur i dëgjova majmunët duke klithur. Kishte shumë dhe të gjithë rrinin së bashku. Pashë që kishin një mosmarrëveshje, pastaj të gjithë vrapuan në rrugë dhe filluan të ndeshen.”

Një përleshje e ngjashme masive mes majmunëve kishte ndodhur në marsin e vitit të kaluar, kur dy grupe majmunësh ishin ndeshur nga dy anët e një hekurudhës për shkak të copëzave të ushqimit.

- Advertisement -

Qyteti ku ndodhi ngjarja e pazakontë vizitohej rregullisht nga turistët para pandemisë. Ata i ushqenin majmunët me shumë ushqime të ëmbla.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit