11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Avokati Tomë Gashi vazhdon misionin e tij në Shqipëri, lidhet me Gjykatën Speciale

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se po vazhdon misionin e tij me Mersin Katuçin në Shqipëri, që lidhet me Gjykatën Speciale.

- Advertisement -

Gashi i ka quajtur inskenim të Dick Martyt, akuzat se në shtëpinë e Katuçit janë kryer mizori nga pjesëtarë të UÇK-së.

Sipas avokatit, Katuçi nuk mund ta kuptojë se si asnjë prej udhëheqësve shtetërorë të Kosovës si dhe asnjë prej udhëheqësve të UÇK-së asnjëherë nuk e vizitoi atë dhe shtëpinë e tij.

Reagimi i Gashit në Facebook:

- Advertisement -

Në misionin tonë me z.Mersin Katuçi i habitur se si për gjatë këtyre 16 viteve prej tentimit të inskenimit nga Dick Marty me shokët e tij se kinse në shtëpinë e tij janë kryer mizori të tmerrshme nga pjesëtarë të UÇK-së. Ai nuk mund ta kuptojë se si asnjë prej udhëheqësve shtetërorë të Kosovës si dhe asnjë prej udhëheqësve të UÇK-së asnjëherë nuk e vizitoi atë dhe shtëpinë e tij, por lejuan që me inskenime ruso-serbe të themelohet Gjykata Speciale kundër shqiptarëve, kundër Kosovës dhe kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Ai nuk mund ta kuptojë këtë neglizhencë dhe unë poashtu e kam vështirë t’ia shpjegoj…

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit