Një avion rus Mig-31 raportohet se është rrëzuar pak më pranë qytetit të Shën Peterburgut në Rusinë veri-perëndimore. Ria Novosti raporton se dy pilotët mundën ti’a dalin, ndërsa dyshohet për një defekt Teknik të avionit, gjë e cila solli edhe rrëzimin.
❗️ В Ленинградской области потерпел крушение истребитель МиГ-31, экипаж катапультировался, сообщает Западный военный округ
— РИА Новости (@rianru) April 8, 2022
Rrëzimi shkaktoi një zhurmë të madhe në zonë si edhe shtëllunga tymi duke frikësuar fillimisht banorët nisur nga fakti se Rusia është në Iuftë aktualisht me Ukrainën.
Rusia ka humbur një numër të madh avionësh gjatë më shumë se 40 ditëve Iuftë me Ukrainën. Avionët janë rrëzuar kryesisht me raketa tokë-ajër të furnizuara nga Perëndimi.