14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Tre aeroplanmbajtëse të NATO-s blindojnë rajonin: Anija ruse futet në Jon, avioni Italian mbi Shqipëri

Rekomandime

Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur ndjeshëm aktivitetin ushtarak në Mesdhe, ku NATO ka aktualisht tre aeroplanmbajtëse me avionë, helikopterë bashkë me anijet e tyre shoqëruese.

- Advertisement -

Aeroplanmbajtesja ITS CAVOR ne Taranto
Po ashtu edhe Rusia ka rritur prezencën në zonë duke futur disa anije dhe të paktën një nëndetëse të klasit “Kilo”.

Konkretisht, në Mesdhe tani ndodhet aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman”.

- Advertisement -

Pozicionimi i forcave ne Mesdhe
Kjo e fundit ndodhet aktualisht në detin Jon dhe pranë saj ndodhet anija ruse “Admiral Kulakov”. Ndërkohë në ujërat italiane ndodhet aeroplanmbajtësja “ITS Cavor”, e cila ndodhet në portin e Tarantos. Prej disa javësh në Mesdhe ishte edhe aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle”, e cila tashmë është futur në ujërat e Francës, raporton abcnews.al.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, mësohet se anija ruse “Varyag” ka “ngecur” në Mesdhe pasi Turqia mbylli dardanelet për anijet ushtarake sipas konvetës së Montrosë.

Përballë Sirisë, shumë pranë Qipros ndodhet po ashtu një nëndetëse ruse e klasit “Kilo” dhe pranë saj dy anije ruse, njëra prej të cilave për riparimin e nëndetëseve. Fakti që kjo anije ndodhet aty dhe nëndetësja është në sipërfaqe i bën ekspertët ushtarakë të besojnë se nëndetësja ruse ka defekt.

Nga ana tjetër, ushtria italiane bashkë me atë amerikane vijojnë patrullimin në ajër me dronë dhe avionë në kufirin e Rumanisë dhe Moldavisë me Ukrainën. Gjatë mbrëmjes së djeshme, një avion patrullimi Italian përdori hapësirën shqiptare për të shkuar në këtë drejtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit