-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shpërthimi i centralit më të madh bërthamor – katastrofë ’10 herë më e madhe se Çernobili’

Rekomandime

Në ditën e nëntë të luftës tanket ruse kanë sulmuar termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, duke sjellë frikë për katastrofë ’10 herë më të madhe se Çernobili’ e cilësuar si katastrofa më e madhe e njerëzimit e ndodhur shumë vite më parë.

Bëhet fjalë për bombardimin e një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia.

- Advertisement -

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia tregoi flakë në vend, ndërsa zyrtarët që lëshuan paralajmërime të tmerrshme.

Më herët, tanket ishin parë duke qëlluar ndaj ndërtesave në objektin në juglindje të Ukrainës, duke i vënë flakën atyre.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha të premten herët se zjarri nuk ka prekur pajisjet ‘thelbësore’.

- Advertisement -

Raportet thanë se një njësi gjeneruese në termocentral ishte goditur, duke cituar ministrinë e energjisë atomike të Ukrainës
Zyrtarët ukrainas i kërkuan Rusisë të ndalojë sulmin për të lejuar ekipet e shërbimit të urgjencës për të shuar flakët

Centrali ka gjashtë reaktorë bërthamorë, duke e bërë atë më të madhin në Evropë. Ai prodhon rreth 25% të fuqisë së Ukrainës.

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i vendit tha se një shpërthim në vend do të ishte ’10 herë më i keq se Çernobili’.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për ‘TERR0R bërthamor’ duke e akuzuar se dëshiron të përsërisë katastrofën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit