10.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shqetësohet NASA për planin e Elon Musk për vendosjen e 30 mijë satelitëve në hapësirë

Rekomandime

NASA, si dhe disa kompani të tjera të mëdha kanë shprehur shqetësimin për planin e Space X, që përfshin vendosjen e rreth 30,000 satelitëve në hapësirë. SpaceX i Elon Musk ka vendosur rreth 12,000 satelitë për të ofruar shërbime të internetit, shkruan Reuters

NASA vuri në dukje se aktualisht ka një total prej 25,000 objektesh në orbitë dhe rreth 6,100 në lartësi më pak se 600 kilometra. Zgjerimi i programit SpaceX “do të dyfishojë numrin e objekteve në orbitë, ndërsa do të rrisë numrin e objekteve nën 600 kilometra, duke penguar në këtë mënyrë vëzhgimet astronomike, shtoi NASA.

- Advertisement -

Musk shkroi në një postim në Twitter më 15 janar se SpaceX kishte 1,469 satelitë aktivë, ndërsa 272 së shpejti do të jenë në orbitë. Amazon, e cila është zotuar të shpenzojë të paktën 10 miliardë dollarë për të ndërtuar 3,236 satelitë të tillë përmes programit Kuiper ka shprehur për planin e SpaceX, si edhe shërbimin satelitor Dish Network, shkruan abcnews.al

Amazon njoftoi se të paktën qindra dhe ndoshta më shumë se dhjetë mijë satelitë të SpaceX mund të funksionojnë në të njëjtat lartësi si sistemi Kuiper. Pavarësisht se është jashtëzakonisht e shtrenjtë për t’u zhvilluar, teknologjia satelitore mund të ofrojë shërbime interneti me shpejtësi të lartë për njerëzit që jetojnë në zona rurale dhe të paarritshme.

Kjo teknologji mund të jetë gjithashtu një sistem i rëndësishëm në zonat e të prekura nga uraganet, por edhe fatkeqësive të tjera natyrore që mund të ndërpresin kanalet e komunikimet./abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit