1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Shqipëria renditet e parafundit për shërbimet më të dobëta shëndetësore në botë

Rekomandime

Shqipëria u rendit e parafundit në Evropë, duke lënë pas vetëm Maltën për shërbimet e dobëta në kujdesin shëndetësor sipas indeksit që ndërtoi data baza e të dhënave mbi kualitetin e jetës “Numbeo” për vitin 2022. Shqipëria u vlerësua me vetëm 50.5 pikë për cilësinë e shërbimeve dhe 87.9 pikë për shpenzimet me të cilat përballen qytetarët.

Kualiteti i shërbimeve në shëndetësi vlerësohet me një sistemin vlerësimi ku niveli i ulët tregon rezultatet të dobëta dhe vlerat e të larta cilësi më të mirë të shërbimeve shëndetësore.

- Advertisement -

Në rajon Shqipëria u rendit e fundit si për indeksin e shërbimeve dhe atë të shpenzimeve buxhetore krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën, Kosova dhe Mali i Zi nuk ishin të përfshira në këtë indeks.

Në botë, Tajvani, Koreja e Jugut, Japonia, Franca, Danimarka u renditën në krye të listës për vlera të larta të cilësisë së shërbimeve dhe shpenzimeve për shëndetësinë, ndërsa renditjen më të dobët e kishin, Venezuela, Bangladeshi (në fund të listës) dhe më tej Iraku, Azerbajxhani, Malta, Bjellorusia, Maroku, Egjipti, Nigeria, Kamboxhi.

“Numbeo” sqaroi se Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.

- Advertisement -

Nga të dhëna më të detajuara të indeksit në Shqipëri rezultoi se vlerësimin më të e lartë e kanë marrë afërsia gjeografike e shërbimeve shëndetësore me 66 pikë dhe aftësitë e doktorëve me 54,3 pikë, ndërkohë që pikët më të ulëta kanë marrë cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve.

Raporte dhe indekse të tjera të profilizuara gjithashtu kanë dhënë vlerësime të dobëta për sistemin shëndetësor shqiptar. Për të kuptuar gatishmërinë e sistemeve shëndetësore në Europë dhe në rajon gjatë pandemisë Covid-19, Banka Botërore bëri një vlerësim për të qartësuar kapacitetet për të përballuar situatën.

- Advertisement -

Banka Botërore vërejti se shpenzimet kombëtare për frymë për shëndetësinë në Ballkanin Perëndimor; në mbarë rajonin janë shumë më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian (BE). Në rajon, mungesën e fondeve për sistemet shëndetësore shpesh e vuajnë familjet, shpenzimet e drejtpërdrejta (nga xhepi) të të cilave janë të larta. Për shembull, për rajonin në tërësi kjo shkon nga 37 për qind në Serbi dhe në Malin e Zi, deri në 50 për qind në Shqipëri, në krahasim me 14,9 për qind në BE .

Shqipëria është një nga vendet që ka pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura si rrjedhojë e pandemisë së Covid-19. Të dhënat krahasuese të Eurostat dhe statistikave kombëtare rajonale tregojnë Shqipëria, së bashku me dy vendet e tjera të rajonit, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmërisë shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualisht Europën deri në shtator 2021.

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT bëjnë të ditur se në vend. që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, janë shënuar rreth 11 mijë vd ekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019. /Monitor

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit