1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Shqipëria t’i ndalë hovin ‘dashurisë naive’ ndaj Serbisë“

Rekomandime

Ish zv.ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka komentuar vizitën e sotme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Tiranë.

Berisha përmes një postimi në Facebook thotë se Shqipëia ka mundësi t’i ndalë hovin ‘dashurisë naive’ ndaj Serbisë.

- Advertisement -

Ai shkruan tutje se shqiptarët, sot në Tiranë, duhet t’i tregojnë këtyre avanturierëve se koha e hegjemonisë serbe mbi popullin shqiptar ka përfunduar ashtu sikurse edhe kozmopolitizmi naiv.

Postimi i tij:

Sot, Shqipnia ka mundesinë t’i ndalë hovin “dashunisë naive” së saj ndaj Serbisë.

- Advertisement -

Historia e dy kombeve ka treguar se asnjëherë, në asnjë rast, Serbia nuk ka qenë dashamirëse ndaj shqiptarëve, dhe se ka hequr dorë prej aspiratave ndaj territorit shqiptar vetëm kur ka qenë e detyruar, siç ishte rasti i fundit, me kapitullimin ushtarak prej NATO-s, në Kosovë, në vitin 1999.

Edhe sot, Serbia nuk ka hequr dorë nga planet e saj, që si satelit rus, të destabilizojë rajonin:

- Advertisement -

në Bosnë e Hercegovinë, serbët e Dodikut dhe të Vuçiçit po ndezin zjarret e luftës, në Mali të Zi, forcat speciale të Serbisë së Vuçiçit dhe kisha ortodokse serbe po punojnë për të sjellë një qeveri edhe më shumë proserbe dhe të aneksojnë shtetin e pavarur malazez, në Kosovë agjentët serbë e rusë në Veri operojnë ditë e natë për të destabilizuar gjithë zonën, Serbia ka shumëfishuar buxhetin ushtarak, blen pajisje ushtarake sikurse të jetë në gjendje lufte.

Të gjitha këto veprime kanë shqetësuar NATO-n, BE-në, analistë politikë e ushtarakë, personalitete diplomatike me eksperiencë, SHBA-në, si faktorin kryesor të paqes në rajon, vetëm Tirana zyrtare e sheh me sy paqësor Vuçiçin e Serbinë, në marrëzinë e saj që procesin e integrimit europian ta zëvendesojë me procesin e Ballkanit të Hapur, me principe joeuropiane dhe me me gjuhë e sjellje imponuese ndaj Bosnës, Kosovës e Malit të Zi.

Shqiptarët, sot në Tiranë, duhet t’i tregojnë këtyre avanturierëve se koha e hegjemonisë serbe mbi popullin shqiptar ka përfunduar ashtu sikurse edhe kozmopolitizmi naiv.

Shqiptarët, sot në Tiranë, duhet të tregojnë, se me Serbinë mund të ndërtojnë vetem një fqinjësi në parime të barabarësisë dhe të hapur do të jenë vetëm ndaj Europës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit