2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Shqiponjat ulëritëse” rikthehen në Europë pas 80 vjetësh, vëzhgojnë rusët në kufijtë e Ukrainës

Rekomandime

Divizioni i 101 i ushtrisë amerikane është spostuar në Europë për herë të parë nga Lufta e Dytë Botërore.

Janë më shumë se 4700 ushtarët elitë të këtij divizioni të suImit ajror që ndodhen tashmë në Rumani, praktikisht pak kilometra nga fushëbeteja ukrainase.

- Advertisement -

“Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO, kemi një kapacitet pothuajse unik, jemi divizion këmbësorie e lehtë por tejet e lëvizshme, me kapacitet suImi ajror”, ka deklaruar komandanti i divizionit , gjenerali John Lubas.

Këto janë trupat amerikane më të afërta nga konflikti që nga shkurti po sheh Ukrainën e pushtuar në pjesën e saj juglindore nga forcat e dërguar a nga Kremlini. “Po monitorojmë nga afër forcat ruse”, pranuan komandantët amerikanë.

Të njohur edhe si “Screaming Eagle”, Shqiponja ulëritëse, divizioni shquhet për sulmet e saj ajrore, në veçanti të parashutistëve që janë dalluar në betejat më të njohura dhe të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, si në Normandi, por edhe në Kore, Vietnam, Irak dhe Afganistan. Praktikisht kudo që Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në Iuftë.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit