1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqiptarët dhe boshnjakët bëhen bashkë në Mal të Zi: Pro “qeverisë së pakicës”

Rekomandime

Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe Partia Boshnjake i kanë dhënë mbështetje koalicionit “E Zeza në të Bardhë” për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi.

Modeli i qeverisjes së pakicave, në këto rrethana politike, mund t’i sjellë Malit të Zi stabilitetin e nevojshëm dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

- Advertisement -

Dhe pikërisht kjo është kërkesa e qytetarëve tanë dhe nevojat e shtetit, për të dalë nga spiralja e ndarjes, varfërisë dhe mungesës së shpresës.

Prandaj, ne besojmë se mbështetja sa më e gjerë për këtë koncept në Kuvendin e Malit të Zi do të ishte e dobishme për shoqërinë tonë, për harmoninë multietnike të Malit të Zi dhe për ruajtjen e vlerave themelore për të cilat kemi Iuftuar”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre rruga evropiane dhe euroatlantike e Malit të Zi nuk ka alternativë dhe se mbështetja e partnerëve të tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme.

- Advertisement -

“Sigurisht që na gëzojnë mesazhet që partnerët tanë ndërkombëtarë po deklarojnë me këtë rast, sepse do të kemi nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e tyre në periudhën e ardhshme, në mënyrë që reformat të realizohen sa më lehtë dhe të përparojmë drejt anëtarësimit në BE”.

“Rruga jonë evropiane dhe euroatlantike nuk ka alternativë dhe mbështetja e partnerëve tanë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”.

- Advertisement -

Deklarata është nënshkruar nga Nik Gjeloshaj prej Listës Shqiptare, Fatmir Gjekajt të Koalicionit Shqiptar dhe Ervin Ibrahimoviqit nga Partia Boshnjake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit