0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shqiptarët dhe serbët do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkan

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic është takuar me kryediplomatin gjerman Heiko Maas me të cilin kanë diskutuar për sfidat e Serbisë dhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

- Advertisement -

Vizita e Maas në Beograd ndodh menjëherë pas asaj në Kosovë ku kryediplomati gjerman u takua me krerë të shtetit.

Pas takimit që patën së bashku, Vucic dhe Maas mbajtën konferencë të përbashkët për media ku Vucic foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithashtu edhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Duket se prezenca e Maas e ka ndikuar Vucic i cili u shpreh se serbët dhe shqiptarët do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkan në 100 vitet e ardhshme.

- Advertisement -

“Ne nuk i shmangemi dialogut dhe zgjidhjes së kompromisit, ne na duhet që të krijojmë paqen me shqiptarët si dhe me të gjithë të tjerët në njëqind vitet e ardhshme. Është më se e qartë që ne dhe shqiptarët do të jemi dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në këto njëqind vite.”, u shpreh Vucic.

Tutje, Vucic tha se është interes i të dy palëve arritja e paqes. Gjithashtu, i pari i Serbisë ka përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën midis Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

“Është thelbi i përparimit për të të dyja palët është arritja e paqes. Natyrisht, ajo që është për ne me rëndësi është që të zbatohen marrëveshjet që janë nënshkruar, ajo e Brukselit, para së gjithave të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe, por jemi të gatshëm që të flasim edhe për të gjitha temat tjera”, tha Vucic.

Në anën tjetër, kryediplomati gjerman Maas tha se tani priten rezultate nga dialogu dhe i njëjti nuk mund të vazhdojë siç ka qenë deri më tani.

“Nuk pres që dialogu të vazhdojë vetëm për hir të dialogut, tani priten edhe disa rezultate konkrete“, u shpreh shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, pas takimit me zyrtarët serbë në Beograd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit