-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shqiptarët e Kosovës dynden në Mal të Zi, lënë Jugun me çmimet e larta!

Rekomandime

Brenda një jave, janë regjistruar shifra të frikshme kalimi të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri e Mal të Zi. Temperaturat e larta kanë bërë që ata të zgjedhin Malin e Zi e jo më Shqipërinë, shkruan InLajmi. Nga 1 deri më 7 korrik, në pikë-kalimet kufitare me Shqipërinë (Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë), kanë dalë 108.922 qytetarë, ndërsa kanë hyrë 99.351 qytetarë.

- Advertisement -

Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar me Malin e Zi (Kullë) brenda një jave (1-7 korrik) kanë dalë 5948 qytetarë dhe kanë hyrë 5773 qytetarë. Interesim më të madh për të udhëtuar në vendet bregdetare kishte gjatë fundjavës, për në Shqipëri të shtunën hynë 20.834 qytetarë, ndërsa të dielën 16.754 qytetarë. Në fundjavë, të shtunën ishte fluksi më i madh i qytetarëve që udhëtuan për në Mal të Zi, gjithsej 1032 persona.

Nga statistikat e policisë del se në total, numri i personave që hynë në pikë-kalimet kufitare me Shqipërinë gjatë qershorit është 398.155, kurse në dalje janë 399,791 qytetarë. Në anën tjetër, po në qershor, në pikë-kalimin kufitar me Malin e Zi, janë regjistruar 18.828 hyrje, ndërsa 19.047 dalje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit