1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqiptarët e Maqedonisë u përballën me 3 tragjedi brenda një kohe të shkurtër

Rekomandime

Mëngjesi i ditës së sotme ka qenë i trishtë për gjithë shqiptarët anë mbanë botës, ku pas një aksidenti tragjik me autobus kanë vdekur 46 persona, derisa raportohet se shumica prej tyre janë shqiptarë.

Autobusi që po kthehej nga Turqia për në Maqedoni të Veriut u përfshi nga flakët, ku si pasojë nga 52 njerëz sa ishin, 46 prej tyre nuk arritën të mbijetonin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

- Advertisement -

Por, jo vetëm këtë tragjedi të 23 nëntorit përjetuan shqiptarët e Maqedonisë, pasi për një kohë të shkurtër ata u përballën edhe me dy të tjera.

Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, më 8 shtator të këtij viti, në Tetovë, spitali modular për trajtimin e personave të sëmurë me Covid-19 u përfshi nga flakët, ku si pasojë humbën jetën 14 persona, derisa 12 të tjerë u lënduan.

- Advertisement -

Derisa, në vitin 2019, një aksident tragjik me autobus ndodhi në fshatin Llaskarcë, ku si pasojë humbën jetën 15 persona dhe 30 të tjerë u lënduan.

Bëhet fjalë për një autobus i cili 13 shkurtin e atij viti, po qarkullonte në linjën e tij të rregullt drejt Gostivarit, ku për shkaqe ende të panjohura, autobusi doli nga rruga dhe u rrokullis.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit