12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

‘Nga populli i Kosovës…’, mbërrin kongtingjenti i parë me medikamente mjekësore në Ukrainë

Rekomandime

Ka mbërritur në Ukrainë kontingjenti i parë me medikamente mjekësore për spitalin ushtarak të Zaporizhias në Jug të Ukrainës.

Ky kontingjent u nis nga nisma e të rinjve nga Prishtina ‘Youth Community Project’ në bashkëpunim me ambasadën ukrianase në Tiranë.

- Advertisement -

Valon Arifi aktivist i kësaj nisme ka bërë të ditur përmes një cicërime në Teitter se ka mbërritur kontingjenti Ii parë me medikamente mjekësore në Ukrainë.

Ai tha se këto medikamente kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak të Zaporizhias në Jug të Ukrainës.

“Nga populli i Kosovës te Spitali ushtarak i Zaporizhias në Jug të Ukrainës. Kosova qëndron me Ukrainën’, shkroi Arifi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit